Albërije Hadërgjonaj mbetet një ndër femrat më të bukura dhe seksi në vend, kjo shpjegohet edhe me numrin e madh të fansave që ajo ka.

E ftuara në “Klanifornia”, këngëtarja nuk ka nguruar që t’u përgjigjet disa pyetjeve ngacmuese nga Marina Vjollca.

E pyetur se cila është pjesa e preferuar në trupin e një mashkulli, Albërija nuk i kurseu batutat teksa në fund tha se ajo që i tërheq vëmendjen tek një mashkull janë flokët…

Marina Vjollca: Cila është pjesa e preferuar në trupin e një mashkulli?

Albërije Hadërgjonaj: Uhaa… Çfarë të them? Shih çunat… Po ata e dinë të keqen halla. Flokët.

Marina Vjollca: Flokët vërtetë?

Albërije Hadërgjonaj: Po çfarë flokësh? Flokët po i venë, është gjë që zgjidhet. Por një gjë s’vihet moj motër.

Marina Vjollca: Kjo s’do koment.

Albërije Hadërgjonaj: Flokët shpirti.

Marina Vjollca:  Ashtu e lemë. A ka ndonjë të famshëm që të ka ngacmuar?

Albërije Hadërgjonaj: Sigurisht që po. Nuk do them që nuk më kanë ngacmuar. Jam alamet femre me thënë të drejtën, live se në televizor s’dal gjë.

Marina Vjollca: Ti nuk e beson dot se çfarë po bën regjia tani. Teksa ti flet janë të gjithë: “Oh, si është kjo Albëria”.

Marina Vjollca: Sa para cash ke me vete?

Albërije Hadërgjonaj: Nuk e hap se do thonë ka shumë lekë. Bëj shaka. Në fakt kisha një dasmë para se të vija këtu, mbrëmë. Akoma s’kam shkuar t’i rregulloj, por do rregullohet me vajzën, motrën, kalamajtë, Albani kishte klip. Ikin, pa merak. /tvklan.al