Cila është shenja më me fat sipas Meri Shehut



Cila është shenja më me fat sipas Meri Shehut

20:08 02/06/2020

Horoskopi për muajin Qershor

Si çdo fillim muaji, astrologjia Meri Shehu, analizon tek “Rudina” në Tv Klan shenjat më të favorizuara.

Sipas Shehut, ky do të jetë një muaj që në pamje të parë duket i bukur. “Sot dhe nesër janë dy ditë shumë të këndshme, shumë pozitive, sepse Dielli dhe Afërdita janë ngjitur me njëri-tjetrin, në një shkëmbim dashurie dhe energjie pozitive.”

“Qershori është muaji i dy eklipseve të mëdha të vitit, dy eklipseve hënore, kemi një eklips shumë të rëndësishëm në datën 5 të Shigjetar dhe në datën 21 kemi hënën e re në Gaforre”, thotë Meri.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek më e favorizuara:

12 – Bricjapi: Në pozicionin e fundit është Bricjapi, sepse eklipsi hënor në datën 5 i kap në pozicion pak të rënduar psikologjikisht dhe disa çështje pune i kanë stresuar së tepërmi.

11 – Shigjetari: Ndodhen në vendin e 11-të megjithëse eklipsi hënor është në hënën e tyre. Kjo do t’u japë atyre shumë ëndërrime, shumë ëndrra të bukura, por ndoshta këtu do të ketë edhe pak mjegullnajë, gjë e cila nuk dihet edhe se ku të çon.

10 – Luani: Luanët ndodhen në një pozicion frike ndaj detyrimeve. Janë disi të kushtëzuar dhe Mërkuri në datën 18 i fut në një lloj pasigurie dhe situate të stresuar. Por kanë një gjë të bukur në dashuri, erotizëm të bukur, të cilën mund ta shijojnë.

9 – Dashi: Janë pak në konflikt me veten dhe të tjerët. Në këtë periudhë do të jenë pak më antagonistë se zakonisht. Dashët do t’i kemi pak nervozë dhe të shqetësuar.

8 – Gaforrja: Janë në një vit të çuditshëm sepse kanë Jupiterin përballë shenjës së tyre. Pas datës 18 Qershor do të përballen me disa problematike shqetësuese, ndërsa pas datës 21 mund të kenë një fushëpamje më të mirë dhe rikuperime të mëdha.

7 – Peshorja: Do të merren shumë me karrierën, janë hapur shumë në këtë periudhë.  Kërkojnë të fusin njerëz të rinj në jetën e tyre që t’i inspirojnë për të ardhmen. Nëse ju ofrohet një punë pas datës 18, shikojeni me skepticizëm.

6 – Ujori:  Le të merren me erotizmin e tyre, kanë fat të madh me Afërditën në Binjakë, Diellin në Binjakë, Hënën e Plotë në Shigjetar. Do të kenë fat në dashuri dhe kjo periudhë do t’i gjejë mirë. Le të merren edhe me projekte të reja.

5- Demi: Janë në një pozicion të këndshëm. Dinë të japin mesazhe të mira, të kapin aleanca të mira në këtë periudhë. Do të arrijnë të shprehen mirë dhe të tjerët do t’i kuptojnë. Marrëdhëniet më të afërmit do të bëhen më të mira dhe më pozitive.

4- Akrepi: Lajme të mira me ligjin, kontakte me jashtë, të cilat do të jenë shumë të mira deri me datën 18 Qershor. Pastaj do të ketë një 3 ditësh pak të vështirë, por që do të hapet pas datës 21.

3 – Binjakët: Janë në një pozicion komod edhe këtë muaj. Afërdita është në shenjën e tyre dhe dielli të paktën deri në datën 20 do u japë dashuri, njohje të mira, pozitivitet. Në çështjet ekonomike të fokusohen pas datës 21 Qershor.

2 – Peshqit: Kanë Marsin në shenjën e tyre, planetin e luftës. Mund ta përdorin energjinë në shërbim të tyre. Mundësi të mira për kontakte me jashtë, për punë dhe për të hapur jetën e tyre. Gjërat do të ecin mirë, mund të kenë oferta shumë të mira pune, por të cilat mund të jenë të përkohshme për disa që pretendojnë një karrierë të madhe.

1 – Virgjëresha: Nuk duhet të ishin në vend të parë, por ndodhen këtu falë Diellit në Binjakë dhe Afërditës në Binjakë. Duhet të shfrytëzojnë pamjen, të folurën, komunikimin, dashurinë dhe nxehtësinë që u sjellin planetet në këtë periudhë. Mund të kemi njohje të mira erotike dhe pune. /tvklan.al



Të ngjashme