Çdo javë publiku ka mundësinë të votojë të preferuarën e tij nga vajzat e kastit të Love  Story.

Vajza më e votuar e publikut edhe për këtë javë ka qenë Meri, e cila i falenderoi ndjekësit live në studio.

“I falenderoj të gjithë!”, u shpreh Meri.

Bukuroshja nga Elbasani ka qenë një ndër të preferuarat e Saimirit që në nisje të spektaklit, teksa ka pasur takime të vazhdueshme romantike me 33-vjeçarin.

Majde, mes tyre nuk kanë munguar as puthjet e fjalët e dashurisë.

Kujtojmë se në natën e 13-të të kësaj romance live, vajza që e mbylli rrugëtimin ishte Redona.

Ajo u përlot në momentin e ceremonisë së trëndafilave, duke u shprehur se është e vetëdijshme për vlerat që ka si vajzë.

Më tej ajo falenderoi Saimirin, publikun dhe produksionin për eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në Love Story./tvklan.al