Ngjarjet dhe zhvillimet e reja në showbiz marrin gjithnjë vëmendje maksimale. Postimet dhe komentet e personazheve publikë, shpeshherë ngrenë dyshime, e herë të tjera shuajnë kuriozitetin e ndjekësve të tyre. Megjithatë lajmet e bukura të pritjeve të ëmbla janë më të shumëpriturat.

Së fundmi një lajm i mirë vjen nga ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila është në pritje të ëmbël. Ajo pritet të bëhet nënë për herë të tretë. Tabaku është nënë e dy binjakeve dhe pritet të lindë një djalë.

Edhe zëdhënësja e shtypit të PD, Ina Zhupa është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zhupa teksa postoi një foto ditën e pashkëve me barkun e rrumbullakosur. Nga mbishkrimi i fotos ajo zbuloi se është duke pritur një djalë.

Edhe ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo është në muajin e 6-të të shtatzënisë dhe pret një vajzë.

Nga ana tjetër një lajm i mirë vjen edhe nga Eliza Dushku, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë. Aktorja e famshme shqiptare gjithnjë ka qenë e rezervuar për jetën e saj private dhe lajmi i shtatzënisë u bë i ditur vetëm në premierën e filmit “Mapplethorpe”.

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë prindër të tre fëmijëve, por pak kohë më parë qarkulloi lajmi se çifti ishte në pritje të fëmijës së katërt. Burime të afërta nga familja kanë zbuluar se çifti është në pritje të një vajze.

Lajme të bukura vijnë edhe nga Almeda Abazi, e cila është bërë nënë e një djali. Ajo dhe bashkëshorti i saj turk mirëpritën djalin e tyre, i cili lindi më 5 Maj.

Edhe modelja e njohur kosovare Diellza Kolgeci u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Helena.

Po ashtu edhe këngëtarja shqiptare Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe reperi amerikan janë bërë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Kaimana.

/tvklan.al