Fëmijët e familjeve mbretërore kurrsesi nuk mund të edukohen apo të shkollohen njësoj si fëmijët e zakonshëm. 

Në familjen e Kate Middleton dhe Princit William janë vendosur rregulla shumë strikte në mënyrë që fëmijët të edukohen si duhet.

Megjithëse po qëndrojnë në izolim, Kate nuk i toleron aspak fëmijët me internetin apo të qëndruarit për një kohë të gjatë në ekran.

Ajo është tepër e kujdesshme me Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte dhe nuk i lejon të kenë pajisjet e tyre elektronike.

Dukesha sigurohet që fëmijët e saj të merren me aktivitete të ndryshme dhe të qëndrojnë sa më shumë në natyrë. Ajo i shtyn fëmijët të merren me art, pikturë apo aktivitete sportive.

Klan Plus