Shumë prej nesh i njohim simptomat e depresionit. Por, ndoshta ju nuk e dini se depresioni mund të shoqërohet me shumë simptoma të tjera fizike.

Në fakt, shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet kronike e deri te simptomat fizike. Dhe për të folur pikërisht për depresionin ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, psikiatrja Arjana Rreli. Gjatë emisionit ajo foli gjatë për shenjat e depresionit dhe tha se për ta kuruar atë fillimisht duhet ta pranojmë.

https://youtu.be/lllRoDjpiFU?t=10m51s

“Ndryshimet e para lidhen gjithnjë me ankthin. Ai nis si armik i brendshëm i heshtur që mund të vihen re nga vetë personi, por edhe familjarët. Ndryshimet e ritmit të gjumit, por edhe cilësia e tij është një nga shenjat. Ndryshimet e oreksit, janë një tjetër simptomë. Rritet ritmi i frymëmarrjes, rrahjet të zemrës. Dhimbja e kokës është një simptomë e shpeshtë. Mpirja dhe lodhja kronike gjithashtu, por gjithmonë sinjali është se sa kjo ndërhyn në cilësinë tonë të jetës duke na e prishur atë.

Që të fillosh të flasësh për problemin do të thotë që ke nisur ta pranosh atë. Duhet të pranojmë që truri është organi më i sulmuar. Jetojmë në një kohë që ka problemet e veta lidhur me jetën sedentare, mënyrën si ushqehemi, ndotja e ajrit, por nëse ulemi në një kafene fjala e parë që dëgjojmë është: O sa e stresuar jam sot. Në kafene këto probleme fliten shumë herë më shumë se sa në vende ku do të ndikonte për ndërgjegjësimin e kësaj mase të popullsisë. Në Shqipëri ne e shikojmë çdo ditë dhe më tepër që nga fluksi që kemi që numri i këtyre personave është çdo ditë në rritje, por edhe ndërgjegjësimi është rritur. Por është e pashmangshme që edhe problemet janë rritur. Grupmosha më e prekur është ajo aktive 20-45 vjeç. Ky është piku i grafikut ku shfaqen probleme të shëndetit mendor. Vitet e fundit depresioni po prek edhe adoleshentët

”, tha psikiatrja.

/tvklan.al