Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për kategoritë në nevojë që përfitojnë tekste falas duke përfshirë edhe nxënësit e gjimnazeve, si dhe nxënësit që përfitojnë tekstet falas në përdorim.

Për vitin e ri shkollor 2020-2021, veç nxënësve nga klasa e parë në klasën e pestë, tekstet falas në përdorim do t’i kenë edhe nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 7-ta. 

Fëmijët që do të marrin librat falas duhet që të kujdeein dhe t’i mirëmbajnë pasi në fund të vitit shkollor duhet që t’i kthejnë dhe të përdoren nga nxënësit e viteve pasardhëse.

Edhe këtë vit, prindërit e nxënësve të arsimit 9-vjeçarë, nga klasa 1-5 u është kërkuar që të fshijnë tekstet dhe t’i kthejnë pranë shkollave.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një postim shkruan se nga ky vendim janë 250 mijë nxënës që do të përfitojnë, dhe se do të ulen kostot e familjeve për shkollimin e fëmijëve të tyre.

Klan Plus