E ftuar në spektaklin “Klanifornia” në Tv Klan, Jonida Maliqi ka treguar disa të vërteta për veten e saj.

Këngëtarja u është përgjigjur pyetjeve të sikletshme të moderatores Marina Vjollca, një ndër të cilat ishte edhe se cilën pjesë të trupit shikon kur është para pasqyrës.

Marina Vjollca: Si shan ti kur je në makinë dhe një shofer tjetër futet pa sinjal?

Jonida Maliqi: Në fakt, gjëja e parë është o ****.

Marina Vjollca: Cila është gjëja më e çuditshme nga e cila ke frikë?

Jonida Maliqi: Më vjen turp ta them se nuk do ta kuptoni. Errësira!

Marina Vjollca: Kur fle gjumë, fle me dritë fikur?

Jonida Maliqi: Gjithmonë me abazhur ndezur.

Marina Vjollca: A flet ndonjëherë me veten para pasqyrës dhe çfarë i thua?

Jonida Maliqi: Flas vetëm në momente jo të mira. Ndoshta pasi kam qarë shumë, edhe për t’i dhënë kurajo vetes dal para pasqyrës edhe i them forca, do ja dalësh.

Marina Vjollca: Përveç fytyrës, cilën pjesë të trupit tënd sheh më së shumti në pasqyrë?

Jonida Maliqi: Bustin patjetër. Femrat shikojnë hiret e tyre. Mos kam rënë, mos jam varur, mos nuk jam mirë.

Marina Vjollca: Më pëlqen sinqeriteti Jonida. Se të gjitha e bëjmë këtë punë.

/tvklan.al