Emisioni “Opinion” i datës 19 Janar 2006 ka në thelb të tij qeverisjen e vendit në 100 ditët e para të koalicionit të djathtë. Një përballje me përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës që synon në tre rrafshe kryesore atë që lidhet me qeverisjen e vendit, zbatimin e ligjit dhe administratën.

Të ftuar në studio për të analizuar këtë temë ishin të ftuar Ridvan Bode ministër i Financave, Ilir Rusmajli zv.kryeministrër, Arben Isaraj dhe Ylli Bufi deputetë të PS.

“Po ta keni vënë re pjesa që lidhet me ekonominë është pjesa që zë më pak vend tek publiku, është pjesa për të cilën qeveria është angazhuar shumë pak, vazhdon të dominojë pjesa e politikës. Qeveria është ende nën narkozën e programeve elektorale, ende nuk ka filluar të qeverisë realisht. Maxhoranca e sotme ka ngelur në vitin 1996-97 sepse 8 vitet që kaluan nga qeveria socialiste është vlerësuar si asgjë dhe sot kanë ardhur në pushtet si në nivelet e atyre viteve. Qeveria deri tani është fokusuar vetëm në çbërje. Maxhoranca nuk ka kuptuar çfarë është bërë në 8 vite, i duhet kohë të njohë situatë”, tha Bufi.

“Ato që po ndodhin në ekonominë qeveritare janë tendenca që opozita nuk i kishte menduar, por edhe ne që erdhëm në pushtet nuk mendonim se do të kishim performancë kaq të mirë. Pjesa më rezultateve ka të bëjë me të ardhurat fiskale që në këto ditë rezulton me një kalim 76 milionë dollarë më shumë. Kjo nuk i jep komoditet opozitës”, tha Bode./tvklan.al