Operacioni Forca e Ligjit ka “trokitur” në dyert e tre personave të dënuar, të cilët duhet të vetëdeklarojnë burimet e pasurive të tyre.

“Petrit Merja, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Kreshnik Spahiu, me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale; Aleks Dani alias Aleks Tërnova alias Idajet Tërnova me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda””, thuhej në njoftim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al