Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për të vetëdeklaruar pasurinë 3 persona, dy prej të cilëve të dënuar nga gjykata ndërsa i treti nën hetim për disa vepra të rënda penale.

Ata janë Behar Brajoviq (Bajri) banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

Artan Prenga banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

Arben Ghete, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e OFL. /tvklan.al