Cilët janë celularët Android që rrezikohen nga sulmet kibernetike


Cilët janë celularët Android që rrezikohen nga sulmet kibernetike

11:35 06/03/2020

Më shumë se 1 miliard telefona dhe tabletë që funksionojnë me sistemin operativ Android mund të bien pre e hakerave, sipas ekspertëve të sigurisë. Këta të fundit argumentojnë se për shkak të mos përditësimit me elementet e reja të sigurisë, këta celularë janë më të ekspozuar për të rënë pre e sulmeve kibernetike.

Bëhet fjalë për pajisjet me sistem operativ të vjetër, që funksionojnë me Android 4.0 ose më të vjetër. Ekspertët thonë se edhe përdoruesit që disponojnë një aparat celular me sistemin operativ Android 7.0 janë të rrezikuar dhe duhet të bëjnë përditësimin e sistemit operativ. Versioni më i fundit operativ i Google është Android 10.

Ekspertët kanë testuar disa prej smartphonëve që rrezikohen seriozisht nga sulmet e hakerave. Këta celularë janë Motorola X, Samsung Galaxy S3, Sony Xperia Z2 dhe Nexus 5. Sipas studiuesve, të gjitha këto modele mund të infektohen të paktën një herë nga viruset, ndërsa modele te tjera më shumë se një herë.

Kushdo që përdor smartphone Android më të vjetër se viti 2012, duhet të konsiderojë mundësinë për të ndërruar këta celularë, për shkak se janë të rrezikuar nga sulmet kibernetike të hakerave. Elementet e tyre të sigurisë janë të dobëta dhe mund të bëhen objekt i sulmeve të tilla. /tvklan.al



Të ngjashme