Allegri dhe Mourinho kandidatët kryesorë

Niko Kovaç u shkarkua nga trajneri i Bayern Mynich pas humbjes së thellë 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Mediat menjëherë nisën aludimet se cili do të jetë pasuesi i tij në bankinën bavareze.

Emri më i lakuar për momentin është ai i Massimiliano Allegrit, i cili nuk drejton një skuadër që nga Maji i këtij viti, kur shpalli Juventusin kampion në Itali. Më herët është përmendur edhe Pochetino, por së pari ai duhet të ndërpresë marrëdhënien me Tottenham, ku duket se po dështon këtë sezon, të paktën në Premier League. Ndërkohë, emri më sugjestionues është ai i Jose Mourinho, por që në klubin e Bajernit të Mynichut nuk pëlqehet shumë për nga problematikat që ia hap me lojtarë të caktuar apo mediat.

Kovaç u shkarkua nga presidenti Karl Heinz Rumenige, i cili ia tha në sy trajnerit kroat shkarkimin, qetë dhe ftohtë, ashtu sic bëjnë gjermanët. Hans Flik, asistenti i Niko Kovaç, do të drejtojë ekipin në ditët në vazhdim, duke përgatitur skuadrën për pjesëmarrjen në Champions ndaj Olympiakos, ndoshta edhe duelin në kampionat në fundjavën e ardhshme ndaj rivalëve të Borusia Dortmund.

Tv Klan