Në “Opinion”, Lulzim Basha foli edhe për qëndrimin që ka Partia Demokratike sa i përket marrëveshjes së detit me Greqinë.

“Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh dhe nëse do të ishte ndjekur, sot kjo çështje nuk do të ekzistonte. E para e punës, duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është e panegociueshme. Dhe e dyta, duke qenë se çështje u mbars me retorike politike brenda Shqipërisë dhe brenda Greqisë, drejtimi tek Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, apo tek një palë tjetër, tek një gjykatë tjetër.”

Sa i përket akuzave që Kryeministri Rama ka bërë në drejtim të Bashës, si përgjegjës për marrëveshjen në 2009-n, kreu i Partisë Demokratike tha:

“Edi Rama njihet për propagandën si mjetin e vetëm të komunikimit. Faktet flasin vetë, sot Edi Rama është kthyer tek propozimi ynë, tek propozimi im, me të vetmin ndryshim që atëherë ku bëmë ne propozimin Greqia nuk kishte deklaruar 12 miljen, sot i ka deklaruar”./tvklan.al