Një trëndafil i dhuruar nga Daniela për Ermirin mbrëmjen e djeshme, ka qenë një ndër tematikat e trajtuara sot në “Talk Love Story”. Ka qenë raporti i tyre miqësor jashtë programit që ka ngjallur mjaft dyshime në studio. Këto aludime i ka hedhur poshtë vetë Daniela, e cila është shprehur se me Ermirin nuk kanë pasur asnjëherë diçka më shumë përveç kontaktit të punës.

Eni Shehu: Përqendrohemi tek zgjedhja jote për Ermirin, jeni shumë shokë jashtë?

Daniela: Jemi shokë me Ermirin për shkak se ne edhe kemi punuar bashkë, po kjo nuk do të thotë se ne do të kemi një takim shoqëror.

Dea: Nga miqësitë lindin dhe dashuritë…

Eni Shehu: E kuptoj shumë mirë se çfarë do të thuash Dea, por dua të di nga Daniela, e keni provuar ndonjëherë jashtë?

Daniela: Nuk kam dalë asnjëherë me Ermirin, më beso, përveçse prej kontaktit të punës më beso, asgjë tjetër.

Dea: Është “Love Story”, pse të mos e provojë këtu?

Eni Shehu: Për çfarë arsyeje nuk e keni parë veten me Ermirin jashtë?

Daniela: Unë kam pasur jetën time dhe ai jetën e tij./tvklan.al