Ndërsa ai është kthyer në heroin e mijërave shqiptarëve për lojën spektalorale të dhuruar dje në Hungari, duket se portieri i Partizanit, Alban Hoxha, ka emocionuar shumë dhe këngëtaren, Çiljeta Xhilaga.

Në një postim në profilin e saj në Instagram, bukuroshja seksi ka vendosur të bëjë një dedikim për personin, që e ka bërë t’i rrahë zemra fort:

Se ky është portieri më i mirë në botë, që na e nxori zemrën vendit sot. Alban Hoxha, super pritje ke bërë sot. FK Partizani urime për këtë kualifikim. Krenar me ty Alban Hoxha”,

ka shkruar Çili, ndërsa jo të paktat janë aludimet e mediave në lidhje me një marrëdhënie të saj me sportistin.

Capture

Por si ajo dhe mbrojtësi i portës së të kuqëve, e kanë mohuar./tvklan.al