Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga prej vitesh është në një lidhje dashurie me portierin e Partizanit Alban Hoxhën. Ata janë të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe mesa duket kanë krijuar një familje me shumë dashuri.

Para disa kohësh Çiljeta ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të ëmën e Albanit përmes një video në Instagram. Ajo ka publikuar një video ku shihet vjehrra dukë gatuar dhe ajo i thërret me përkëdheli “muçi”.

“Kur të gatuan mama numër 2”, ka shkruar krahas videos këngëtarja.

Çiljeta nuk ka marrëdhënie të mira vetëm me nënën e Albanit, por edhe me motrën e tij. Së fundmi ajo ka publikuar një video në Instastory me të, të cilat shihen duke pirë kafe.

Krahas videos Çiljeta shkruan:  E moj kunatë.

Postimet e këngëtares që shpesh herë bën në rrjetet sociale na tregon se sa respekt dhe dashuri ka ajo për familjen e Albanit. /tvklan.al