Çim Peka sqaron në Opinion të vërtetën e tij për lajmin që ngjalli panik tek qytetarët

Posta

Çim Peka sqaron në Opinion të vërtetën e tij për lajmin që ngjalli panik tek qytetarët

22:44 23/09/2019

Çim Peka, drejtuesi i portalit “Syri.net”, ka sqaruar të vërtetën e tij lidhur me lajmin e rremë të tërmetit që përhapi panik tek qytetarët mbrëmjen e së dielës.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Peka ka sqaruar se lajmi ku pretendohej se në orën 23:30 të së dielës do të binte tërmet i fortë, ka qëndruar i botuar rreth 3 deri në 5 minuta në portalin e tij.

Sipas drejtuesit të “Syri.net”, gazetari që botoi këtë lajm e mori nga mediat të tjera online.

Çim Peka i ka kërkuar ndjesë edhe opinionit publik për shqetësimin e shkaktuar.

“Në fakt ka ndodhur ajo që s’duhet të ndodhet. I vetëdijshëm që ky lajm dhe lajmet para tij të filluar në orën 15:00 nga Top-Channel. E vërteta e lajmit është kjo. Në orën 15:00 Top-Channel ka dhënë një interestë të sizmiologut të famshëm grek, kur thotë se në orët në vijim bëni kujdes, tërmetet do të jenë shkatërrues. Ky lajm nuk gjendet më, Top-Channel e ka fshirë. Më vonë nga gazeta Shekulli ka dalë lajmi ajo që është bërë e njohur.

Unë duke qenë se isha në udhëtim, hap Facebook më del lajmi i ‘360 gradë’ kur thotë të njëjtën gjë. I nis redaksisë një mesazh urgjent, një shënim, që po ju mashtrojnë për klikime. Gazetari e boton dhe më thotë këtë lajm e botuam dhe ne. Po si e keni botuar? E kemi marrë nga ‘360 gradë’ dhe Shekulli. I thashë e hiqni urgjent. Lajmi ka qëndruar 3-5 minuta. I bëhet foto këtij lajmi dhe e shpërndan Rama në Facebook e tij, nëse ka njeri që ka hapur panikun e ka hapur Rama, sepse tek Syri për 5 minuta nuk mund ta ketë parë tërë Tirana. Por në momentin që e ka postuar Rama, ka hapur një panic.

Ka ardhur policia në redaksi. Më bëjnë telefon më thonë do ta verifikojmë, do shoqërojmë gazetarin. Dakord i thashë merreni gazetarin. Gazetari më thotë unë mbaj çdo përgjegjësi për këtë që kam hedhur. Deri në orën 05:00 të mëngjesit gazetari është mbajtur në polici nën presion nga Ardi Veliu. Ka hetuar për evazion fiskal nëse janë të siguruar nga unë”, ka sqaruar Çim Peka. /tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT