Cindy Marina, volejbollistja që rrëmbeu çmimin e më të bukurës në “Miss Universe Albania” (Video)

Cindy Marina, volejbollistja që rrëmbeu çmimin e më të bukurës në “Miss Universe Albania” (Video)

20:35 11/06/2019

Mbrëmjen e së premtes, më datë 7 Qershor është organizuar eventi i përvitshëm i bukurisë, “Miss Universe Albania”. Mes spektaklit dhe konkurrimit të 19 bukurosheve shqiptare, kurorën e më të bukurës e fitoi Cindy Marina, 21-vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila ka lindur në Çikago të Amerikës dhe është volejbolliste. Ajo është pjesë e ekipit të Kombëtares së Volejbollit shqiptar për femra që prej vitit 2016. Cindy do të ketë mundësi të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2019 në Korenë e Jugut. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku foli për emocionet e këtij konkursi.

“Kjo eksperiencë është nga ata që nuk harrohen kurrë dhe që mund t’i përjetosh vetëm një herë në jetë. E kam shijuar shumë dhe kam bërë më të mirën. Ka pasur shumë konkurrente dhe gara ka qenë e fortë. Kur dëgjova të thirrej emri im si fituese, u ndjeva shumë mirë dhe qava pak. Tre vitet e fundit unë kam ardhur shpesh në Shqipëri me Kombëtaren e Volejbollit Shqiptar. Këtë vit kisha dëshirë të provoja “Miss Universe Albania”. E kam shijuar eksperiencën dhe dola fituese. “Miss Universe Albania” është një mënyrë shumë e mirë për të marrë zë për gjërat për të cilat dëshiron të flasësh. E mendova si mënyrë të mirë për të folur për Shqipërinë dhe rininë. Kam parë vende të ndryshme dhe është gjë shumë e bukur. Shqipëria ka vajzat më të bukura në botë. Në Nëntor do të marr pjesë në konkursin e “Miss Universe” në Korenë e Jugut, nuk kam qenë ndonjëherë atje dhe mezi po pres”, tha Miss-i, Sindi Marina./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori