Pas shtëpive të modës që hoqën nga koleksionet e tyre lëkurat e kafshëve, pjesë e kësaj nisme bëhet edhe cirku i Gjermanisë. Kafshët që kanë argëtuar prej vitesh audiencën me akrobacitë e tyre, janë zëvendësuar me 11 hologramë, të cilët vendosen në ambientet ndryshme të sallës duke paraqitur imazhet e kafshëve sikur të jenë realitet.

Cirku gjerman “Circus Roncalli” është cirku i parë në botë i cili ka ndërmarrë këtë nismë, për të shpëtuar kafshët nga kafazi dhe keqtrajtimet që i bëjnë njerëzit për të përfituar para. Kjo gjë ka bërë që shumë kafshë të jenë të lirë në habitatin e tyre dhe njerëzit mund të vazhdojnë të argëtohen në shfaqjet në një mënyrë të re, më moderne dhe më humane.

Klan Plus