Kompania që realizon të famshmin “Cirkun e Diellit”, për shkak të pandemisë Covid-19 do të shkurtojë 3500 vende pune. Grupi nga Kanadaja që performon do të t’i nënshtrohet një strukture të re duke lënë pa punë gati 95% të stafit.

Presidenti Daniel Lamarre është shprehur se pandemia po e çon këtë kompani drejt falimentimit për shkak se pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga shitja e biletave.

Sikurse është vepruar me të gjithë festivalet edhe “Cirku i Diellit” është detyruar të ndalojë mbajtjen e shume spektakleve. 6 prej tyre të cilët ishin parashikuar për t’u shfaqur në Las Vegas si dhe vende të tjera janë anuluar.

Kompania ka gati një marrëveshje me provincën e Kebekut, ku kanë edhe qendrën, sipas të cilës, aksionerët ekzistues do të marrin në dorë likuiditetet e cirkut dhe do të investojnë 300 milionë dollarë.

Ndërkaq do të krijohet edhe një fond i posaçëm për punonjësit, të cilët tanimë kanë mbetur të papunë si pasojë e pandemisë. Lamarre ka deklaruar se kur e gjitha kjo situatë të ketë përfunduar shumica e punonjësve që humbën vendin e punës do të ripunësohen.

Klan Plus