Personalitete të njohura e kanë pagëzuar sot cirkun e Tiranës me emrin “Ali Xhixha”. Ali Xhixha është një nga pelivanët e njohur të cirkut tonë i cili e filloi aktivitetin e tij që në vitin 1933 dhe ishte i pari ekuilibrist shqiptar. Për të respektuar figurën dhe punën e tij, Këshilli Bashkiak , vendosi që cirku i Tiranës, të mbajë emrin e tij. Në festën e organizuar mungonin akrobatët e rinj pasi ata nuk janë dakort që cirku të mbajë emrin e tij, duke u shprehur se preferojnë që cirku të vazhdojë të mbajë emrin “Cirku i Tiranës”. Sipas tyre, revoltimi ka ardhur pasi nuk iu është mendim në lidhje me vendimin e ndryshimit të emrit të cirkut. Drejtori i cirkut Bodinaku thotë se i vetmi institucion që ka të drejtë të emërojë cirkun është pikërisht Bashkia e Tiranës.

Pamje nga festa e cirkut, artistë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj