Portieri shqiptar kualifikohet në gjysmëfinalen e Play off në Serie B

Pasi siguruan ngjitjen në Serie A, Nedim Bajrami me Empolin dhe Frederik Veseli me Salernitanën, një tjetër shqiptar po lufton për elitën e futbollit italian.

Elhan Kastrati, ish-portieri i Kombëtares Shpresa, kaloi në fazën gjysmëfinale të Play Off në Serie B.

Çitadela fitoi 1 – 0 sfidën me Breshian dhe Kstrati shpëtoi skuadrën me pritjet e tij. Ekipi nga Veneto tani ka përballë Monzën.

Tv Klan