Liverpool fiton me 10 lojtarë ndaj Newcastle

Mançester Siti arriti një fitore të vështirë në fushën e Shefild Junajdit, me rezultatin 2 me 1. Goli i parë u shënua nga Haland në minutën e 63-të. Shefild barazoi në minutën 85-të, duke e kthyer barazpeshë takimin. Por ky rezultat zgjati vetëm 3 minuta, pasi Rodri i dhuroi fitoren Qytetarëve. Ekipi Guardiolës arrin fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke kryesuar i vetëm me 9 pikë.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Njukasëll e Liverpool, e luajtur pasditen e kësaj të diele u mbyll me fitoren e ekipit të Klop.

Në pjesën e parë një gabim në kontrollin e topit, u shfrytëzua nga Gordon, i cili kaloi në avantazh Njukasëll. Në minutën e 27-të Liverpul mbeti me 10 lojtarë, pas largimit me karton të kuq të Van Dajk.

Por kjo nuk e ndaloi ekipin e Klop që të barazonte në minutën e 80-të me David Njunez. Do të ishte sërish sulmuesi uruguajan që do t’i dhuronte golin e fitores në minutat e fundit të takimit.

Tv Klan