Skuadrat përballen sot në 21:00 në Porto në një përballje të gjithën angleze

E gjithë vëmendja sot në orën 21:00 në “Estádio do Dragao” të Portos, për finalen e Ligës së Kampionëve Manchester City-Chelsea.

Kjo është përballja e tretë e gjitha angleze në këtë kompeticion.

“Qytetarët” për të arritur deri këtu triumfuan në fazën  e elminimit direkt ndaj Borusia Moenchengladbach, Dortmundit dhe PSG-së.

Kurse “blutë” ia dolën kundër Atletico Madridit, Portos dhe Realit.

Në kompeticionet evropiane precedenti i vetëm mes dy skuadrave është në finalen e Kupës së Kupave në sezonin 1970/71.

Chelsea fitoi të dyja takimet dhe u kualifikua për në finale, ku mposhti më pas edhe “Los Blancos”.

Londinezët kanë mundur City-n në dy ndeshjet e fundit nën drejtimin e Thomas Tukel.

Tukel, është trajenri i tretë që udhëheq Chelsea-n në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në 2020, ai përjetoi shijen e hidhur të humbjes, kur në finalen e Lisbonës në Gusht të vitit 2020 u mund nga Bayern Munich.

 Ai e pranon se City është ekipi më i mirë në Evropë, por Chelsea ia doli të fitonte ndaj tyre në gjysmëfinalen e UEFA Cup dhe më pas në kampionat.

Pep Guardiola do të tentojë që të fitojë Champions-in e tretë me “Qytetarët”, pas sukseseve me Barcën e tij në vitet 2009 dhe 2011.

Spanjolli tha se është e jashtëzakonshme për ekipin që gjenden në finale dhe se e dinë mirë se çfarë të bëjnë në fushë.

City synon që të realizojë tripletë titujsh pasi ka fituar Premiere Ligën dhe Karabao Cup, ndërsa Chelsea ka shansin që ta mbyllë me një sukses të madh këtë sezon.

Klan News