Futbollisti i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz është një nga mesfushorët më të kërkuar dhe shumë prisnin që ai të ishte pasardhësi natyror i Kevin de Bruyne te Manchester City.
Por sipas BBC Sport, skuadra e Pep Guardiolas po tërhiqet nga interesi fillestar për gjermanin për shkak të kostos së lartë.
Një akord për nënshkrimin e 22-vjeçarit do të përfaqësonte transaksionin më të shtrenjtë në historinë e City, duke shkuar deri në 300 milionë Euro duke përfshirë tarifat e transferimit dhe rrogën e lojtarit.
Wirtz konsiderohet si një ndër talentet e rinj më me potencial në futbollin evropian dhe për të kanë shfaqur interes në të shkuarën Bayern Munich dhe Liverpool.
Por në lidhje me një transferim të mundshëm, “Qytetarët” janë të shqetësuaar se kostoja e marrëveshjes është tepër e fryrë.
Në të kaluarën, klubi anglez ka treguar se është i përgatitur që të tërhiqet nga një bisedim për transferim, nëse gjykon se një marrëveshje nuk e përfaqëson investimin.
Më parë, skuadra e Guardiolës nuk firmosi me Fred, Jorginho dhe Frenkie de Jong për shkak të çështjeve të lidhura me koston, përpara se të blinte fituesin aktual të ‘Topit të Artë’, Rodri në 2019.
Wirtz është një nga mesfushorët më të talentuar në Evropë, pasi ka ndihmuar Die Verkzelf që të fitojë dopietë titujsh në Gjermani dhe të arrijë në finalen e Ligës së Europës në sezonin e shkuar.
Klan News