Mançester Siti ka kryer detyrën duke fituar në shtëpi në javën e 32-të të Premier Ligën ndaj Luton. Skuadra e Guardiolën duke se ka rigjetur formën e saj më të mirë në këtë periudhë vendimtare të sezonit duke triumfuar 5-1.

Kampionët në fuqi zhbllokuan rezultatin që në startin e sfidës. Në minutën e dytë të ndeshjes Haland doli përballë portierit dhe nuk arriti të shënojë, por në vazhdim të aksionit një goditje tjetër e sulmuesit norvegjez u devijua nga Hashioka duke përfunduar në rrjetë.

Sfida nuk ishte aq e lehtë për Sitin pasi Luton ka rezistuar gjatë falë lojës agresive, por një supergol i Kovaçiç në minutën e 64-t dhe më pas një penallti e ekzekutuar me saktësi nga Haland i dhanë fund ëndrrës së miqve për një rezultat pozitiv në Mançester.

Gjithsesi, Luton arriti të gjente rrugën e rrjetës me Barklej në minutën e 81-të.

Klan News