Manchester City kërkon të përforcohet në mesfushë në merkaton e verës. “Qytetarët” po punojnë për transferimin e Florian Wirtz, por jo vetëm kaq.
Sipas “The Athletic”, drejtuesit e Cityt duan edhe mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders. Thuhet se anglezët kanë nisur kontaktet e para me homologët e tyre italianë, për Reijnders.
Holandezi pëlqehet nga trajneri Guardiola, i cili dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij. Bisedimet janë në fazën fillestare dhe ende nuk ka një propozim konkret.
26-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2030 dhe për ta transferuar duhet një ofertë bindëse. /tvklan.al