Mbrëmjen e kësaj të Marte, do të luhen katër ndeshjet e para për fazën “play off” të Champions League.
Padyshim spikat përballja mes Manchester City dhe Real Madrid. Një finale e parakohshme, mes dy ekipeve që kanë dominuar këtë kompeticion në sezonet e fundit.
Dy skuadrat nuk vijnë në formën më të mirë të mundshme, por spektakli është i garantuar.
Përballje interesante është edhe ajo mes Juventus dhe PSV, dy ekipe që kanë treguar ulje-ngritje të shumta këtë sezon.

Spikat edhe përballja franceze, mes Brest dhe PSG. Kryeqytetasit vijnë si favoritë, por te Brest duan të bëjnë surprizën.
Ndeshja tjetër është ajo mes portugezëve të Sporting Lisbona dhe Borussia Dortmund. /tvklan.al