Manchester City do të përpiqet që të rigjejë formën optimale duke bërë tri blerje të reja në merkaton e dimrit. Por trajneri Pep Guardiola ka frikë se afrimet nuk do të justifikojnë shpenzimin ekonomik nga klubi.
Citysens duan që të blejnë një mesfushor qendre, një mbrojtës krahu dhe një sulmues, raporton Daily MAil.
Klubi ka vuajtur si pasojë e dëmtimeve dhe në javët e fundit rezultatet kanë qenë negative.
Tekniku katalanas ka humbur së fundmi mbrojtësin Ruben Dias, i cili do të mungojë për të paktën tri javë si pasojë e një problemi muskulor të marrë në derbin ndaj United.
Por i disponueshëm do të jetë Akanji, i cili është stërvitur me grupin.
Klubi po kërkon një zëvendësues për Rodrin, i cili do të mungojë gjithë sezonin për shkak të një dëmtimi në gju.
Bruno Guimaraes i Newcastle dhe Martin Zubimendi i Real Sociedad janë lart në listën e objektiveve të Cityt.
Kapiteni i Newcastle pëlqehet edhe nga klube të tjera, e për shërbimet e tij do të jetë e vështirë.
Ndërsa Zubimendi po ndiqet prej muajsh nga kampionët në fuqi.
Guardiola shpreson që përforcimet do të ndihmojnë në përmirësimin e repartit difensiv, që ka treguar dobësi ndërsa ka pësuar 23 gola në 16 ndeshje deri më tani këtë sezon, më shumë se nga tetë ekipet në 10-shen më të mirë të Premier Ligës.
Klan News