Florian Wirtz do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës. Fantazisti gjerman pritet të largohet nga Bayer Leverkusen dhe në gjurmët e tij janë vënë disa nga klubet e mëdha europiane.
Operacioni për transferimin e Wirtz kushton rreth 300 milionë Euro, përfshirë këtu kartonin, tarifat e agjentit dhe pagat e lojtarit.
Duke parë shifrat e larta, Manchester City, një nga klubet që kishte shfaqur interes, ka vendosur të tërhiqet nga gara.
Sipas “BBC”, anglezët e konsiderojnë të lartë tarifën dhe për këtë arsye kanë hequr dorë. Tani gara për Wirtz do të jetë mes dy klubeve.
Bayern Munich dhe Liverpool gjithashtu kanë shprehur interes për shërbimet e 22-vjeçarit.
Leverkusen synon të arkëtojë 150 milionë Euro nga shitja e fantazistit, por nuk duan ta shesin atë te rivalët e Bayern. “Aspirinat” do të preferonin një kalim te Liverpool. Megjithatë thuhet se dëshira e lojtarit është të transferohet te Bayern.
/tvklan.al