Shkolla e drejtorëve, që duhet të përcaktonte drejtuesit e institucioneve arsimore,është kthyer në problem përata, që aspirojnë pozicione të tilla.
Një konkurrente na tregon se duhet të kesh kualifikimin 5-vjeçar, të prezantosh një projekt, të bësh teste për modulet dhe në rast, se i kalon, futesh tek finali për licencë. Por ajo thotë, se është e çuditshme që publikohen vetëm rezultatet e atyre, që humbasin jo atyre, që fitojnë.
“Pa u hap thirrja e shkollës së drejtorëve çdo kush që ka kaluar një periudhë dhe që ka marrë kualifikimin 5-vjeçar ka të drejtë që të vazhdojë këtë shkollë. Pasi aplikova, rezultova fituese dhe u regjistrova në këtë shkollë e cila vazhdoi prej gati 9 muaj si vit akademik, gjatë të cilës ne i jemi nënshtruar testeve të shumën moduleve, në të cilat kemi rezultuar në shumë module me afërsisht me notën 10 me afër 90%.
Pasi bëmë këto modulet iu nënshtruam dhe një projekti të madh, të cilën edhe këtë e kaluam me shumë sukses. Më pas na lindi e drejta për t’u futur në testin përfundimtar. Ajo se çfarë më ka bërë përshtypje në këtë shkollën e drejtorëve për sa i përket drejtuesve, është se në e-mailet e drejtorëve, fituesit thjesht e marrin, por se si është rezultati dhe sa është rezultati. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo. Nuk ka transparencë, është alogjike”, tha denoncuesja.
Ndërsa procesi i ankimimit ka zgjatur vetëm 10 minuta, në një kohë, që konkurrentet kanë konstatuar pyetje të pasakta në test. Me kamera tëfshehtë, kandidatet e skualifikuara i drejtohen shkollës së drejtorëve, duke kërkuar shpjegime, se pse nuk u jepet teza e tyre.
Por si përgjigje u jepet mospublikimi i të dhënave dhe fakti, se ankueset nuk kanë humbur për dy pikët e pyetjeve të gabuara.
Lili Sulaj, pedagoge dhe njohëse e arsimit thotë, që shkolla e drejtorëve është kthyer në Pazar partie dhe të ardhurat e saj, nuk auditohen. Sipas zonjës Sulaj, çdo institucion arsimor ka detyrim të bëjë tezën publike./tvklan.al