Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuata, Hillary Clinton, ka fituar në votimet partiake në ishujt Virgin, duke marrë të shtatë delegatët.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Clinton ka fituar 84.2%, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders, mori 12.2%.

Sipas rregullave të Komitetit Kombëtar Demokratik, kandidati duhet të fitoj të paktën 15%, që të mund të llogarisë një delegat. Aktualisht, Hillary Clinton ka 1776 delegatë, ndërsa Bernie Sanders 1501.

Tashmë kanë mbetur zgjedhjet partiake në gjashtë shtete, përfshirë Nju Xherzi dhe Kalifornia, ku votohet të martën, e që mund të fitohen 694 delegatë. Votimet e fundit mbahen në Distriktin e Kollumbia, më 14 qershor. Në garën republikane tashmë udhëheq bindshëm kandidati Donald Trump. /

tvklan.al