Lakers zhgenjejnë sërish, Stephan Curry udhëheq Golden State

Mbeten edhe pak ditë nga mbyllja e sezonit të rregullt të NBA, ndërkohë sfidat e fundit po bëhen gjithnjë e më interesante dhe spektakolare.

Los Angeles Clippers fitoi bindshëm 118-94 në derbin kalifornian ndaj Los Angeles Lakers, duke konfirmuar se për momentin është skuadra më e fortë e qytetit.

Një ndeshje e dominuar nga Clippers, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshirë titullarët, George me 24 pikë ishte më i miri. Për Lakers u dallua Kuzma me 25 pikë, por që nuk mjaftuan. Clippers ngjiten në vendin e tretë, ndërsa Lakers zbresin në të gjashtin në Perëndim.

Në Lindje, humbet sërish skuadra e Brooklyn Nets, që u mund 113-109 nga Dallas Mavericks, ndeshje ku diferencën e bëri Luka Doncic, me 24 pikë e 10 rebound.

Ai u mbështet edhe nga Hardaway me 23 pikë, ndërsa për Nets 45 pikët e Kyrie Irving mbetën për statistikë. Ndeshje e mirë për Stephen Curry, që realizoi 34 pikë në fitoren 118-97 të Golden State ndaj Oklahoma City Thunder, duke qenë vendimtar në parket.

Fiton pa probleme edhe Chicago Bulls, që mposhti 120-99 Charlotte Hornets jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Vucevic me 29 pikë.

Klan News