Rikthehet pas 6 vitesh mungesë Christina Aguilera. Albumi i saj “Liberation”, ose “Çlirim”,  ka dalë sot në treg, pas atij të fundit “Lotus” i publikuar në 2012.

Kësaj radhe ylli i popit vjen ndryshe, e çliruar nga hekurat e të kaluarës, u kthehet rrënjëve të saj e zhveshur, ujë e sapun, siç duket edhe nga imazhi i pastër.

Kisha nevojë t’i kthehem të vërtetës, deklaron ajo teksa flet për albumin. Dhe Maria, një prej këngëve më të rëndësishme, e kthen Kristinën pas në kohë, kur ishte një vajzë e vogël dhe shumë gjera nuk i kuptonte në biznesin muzikor.

Thotë se nuk është penduar për të shkuarën, dhe as ka ndryshuar dashuria për muzikën, thjesht një botë e dominuar nga meshkujt e ka bërë të ndihet e izoluar për shumë vite.

Në album ajo ka bashkëpunuar edhe më këngëtarë të tjerë, mes të cilëve  si Kanye West dhe Demi Lovato.

Tv Klan