Zbatohet urdhri i UEFA-s, mbyllen lokalet dhe restorantet

Disa ditë përpara mbajtjes së finales së Conference League mes Romës dhe Fejnord po vihet në zbatim kërkesa e UEFA-s për lirimin e hapësirave të lokaleve dhe restoranteve që ndodhen në stadiumin “Air Albania”.

Ambientet rreth e përqark stadiumit janë liruar dhe do të kthehen në hapësira te dedikuara për tifozët.

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj iu bëri thirrje që qytetarët ta mirëkuptojnë policinë për masat e marra për përgatitjen e këtij eventi sportiv ku parashikohen të ketë kufizim të lëvizjes së automjeteve dhe me vendim qeverie 25 Maji në Tiranë është shpallur ditë pushimi.

Klan News