Ylli i Hollywoodit, George Clooney, ka thënë se i janë ofruar 35 milionë dollarë për një ditë të vetme pune, por që i refuzoi.

Clooney ka sqaruar se oferta ishte që të bënte një reklamë për një kompani fluturimesh, por pasi kishte folur për këtë me bashkëshorten, avokaten e të drejtave të njeriut, Amal, ai kishte vendosur të mos e bënte.

“Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë punë për një reklamë ajrore, por fola me Amal për këtë dhe vendosëm që nuk ia vlente”, ka thënë Clooney. “Ishte i lidhur me një vend që, megjithëse është aleat, është herë pas here i dyshimtë”, ka shtuar ai.

Pavarësisht se refuzoi këtë, ai ka fituar më shumë se 30 milionë paund për të promovuar kafenë Nespresso.

Clooney, i cili festoi ditëlindjen e tij të 60-të në maj, u martua me Amal në vitin 2014 dhe ata kanë dy fëmijë, binjakët Ella dhe Alexander, të lindur në qershor 2017.

Klan News