Një 25-vjeçare ka goditur me thikë të dashurin e saj në Tiranë. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, të dashurin e saj; Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
/tvklan.al