“Çmendet” bankomati, klienti mbledh paratë me çantë (Video)

“Çmendet” bankomati, klienti mbledh paratë me çantë (Video)

12:22 11/06/2019

Një bankomat në një stacion metroje në Londër, habiti qytetarët kur filloi të nxirrte para vazhdimisht. Bankomati nxirrte vetëm kartëmonedha 20 Paund, kurse rojet e sigurisë nxituan për të rrethuar zonën dhe të mbanin larg qytetarët që të mos merrnin paratë.

Një klient, që duket në video, besohet se kishte tërhequr një shumë të madhe parash duke bërë që bankomati të nxirrte pa rreshtur kartëmonedhat. Në dysheme ai kishte vendosur një çantë për të mbledhur paratë. Klienti qëndronte i pashqetësuar dhe dukej sikur po shtynte me këmbë paratë që binin përtokë për t’i grumbulluar së bashku.

Kompania polake që zotëron bankomatin Bitcoin, tha se makineria nisi të lëshonte kartëmonedha pasi klienti kishte tërhequr një shumë të madhe parash. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT