Kivanç Tatlitug, aktori i njohur turk në serialet e transmetuara edhe në Shqipëri në Tv Klan, si “Dashuri e Ndaluar”, “Kurt dhe Sura” apo “Menekshe dhe Halil”, ka bërë një blerje të çmendur.

Jahti ka një vlerë marramendëse prej 10 milionë lirash turke ose rreth 900 mijë euro. Aktori e ka bërë këtë blerje nisur nga dëshira e tij për të shëtitur botën.

Mjeti ujor mban emrin “Catamaran Lagoon” dhe do të niset për lundrim në vitin 2022, ku pasagjerë të përhershëm do të jenë Kivanç dhe bashkëshortja e tij, Basak./tvklan.al