Një zëdhënëse e Melania Trump ka bërë thirrje për bojkot ndaj reperit T.I. pasi ky i fundit publikoi një video ku shfaqej një modele e ngjashme me Zonjën e Parë teksa zhvishej në Zyrën Ovale.
Në videon promocionale për albumin e ri të T.I., modelja mban veshur një xhaketë ku shkruan “
Mua vërtetë nuk ma ndjen, po ty
?” në referencë për një veshje të ngjashme që Melania Trump kishte veshur më herët këtë javë në Teksas.
“
Si mund të pranohet kjo? E përshitë, bojkotoni T.I.
”, shkroi zëdhënësja e Zonjës së Parë, Stephanie Grisham, ndërsa vetë Melania Trump e shpërndau në Twitterin e saj këtë postim.
Në një prononcim për “Fox News”, Grisham tha se “
Ju pëlqen apo jo, ajo është Zonja e Parë dhe kjo ndodh në Shtëpinë e Bardhë. Është mungesë respekti dhe e neveritshme ta portretizosh atë në këtë mënyrë thjeshtë për shkak të politikës. Këto lloj sulmesh vulgare vetëm se thellojnë më tej ndarjen dhe paragjykimin në vend – dhe kjo duhet të marrë fund.
”
Në një intervistë me “ABC News”, Melania Trump ka theksuar se ndjen sikur është “personi më i keqtrajtuar në botë.”
T.I. emri i të cilit është Clifford Harris ka kritikuar ashpër ish-bashkëpunëtorin Kanye West për mbështetjen ndaj Trump. Ai tha se nëse dikur ishte krenar që kishte bashkëpunuar me të, tani i vinte turp nga ai bashkëpunim. /tvklan.al