Teksa i gjithë vendi është mbërthyer prej disa ditësh nga temperaturat përveluese, në Korçë moti ka “kthyer pllakë”.

Pasditen e sotme, në disa fshatra të Bashkisë së Maliqit ka patur reshje të dendura shiu dhe breshëri.

Reshjet intensive për disa minuta kanë shkaktuar dëme në kulturat bujqësore në fshatrat Pojan, Rrëmbec dhe Orman.  /tvklan.al