Kur mendoni për vendet skandinave, çfarë imazhesh ju vijnë në mendje? Kanalet? I ftohti? Danezët?

Me këtë artikull do t’ju tregojmë sa pak dini për kulturën skandinave. Ata janë të çmendur! Natyrisht, në një mënyrë pozitive. Janë zbuluar disa dukuri që janë unike për Evropën veriore.

-Në Danimarkë, ju hedhin kanellë në ditëlindjen tuaj të 25-të nëse ende nuk jeni martuar.

-Ekziston një kampionat vjetor i mbajtjes së gruas në Finlandë. Kampionati mbahet në Korrik ku burra të ndryshëm garojnë se cili i kalon më shpejt pengesat duke mbajtur partneren. Rregullat për këtë sport të çuditshëm thonë se zonjat duhet të peshojnë të paktën 50 kg dhe të jenë mbi 18 vjeç për të marrë pjesë. Çfarë merr fituesi? Birra! Aq shumë litra birre sa peshon gruaja e tij.

-Në Finlandë kur mbaron doktoraturën, merr edhe një shpatë! Kjo është si shenjë se doktoratura e re është e përgatitur për të mbrojtur të mirën, të vërtetën dhe dijen.

-Sa kreativë!

Kombet skandinave kanë estetikë të shkëlqyer, edhe në gjërat më të mërzitshme. Në 2008-ën mori jetë propozimi i arkitektëve në Islandë për të transformuar shtyllat elektrike të zakonshme në figura të mëdha si kjo më poshtë.

-Kjo pjesë mali kaq e ngjashme me elefantin gjendet në ishullin Heimaey të Islandës Jugore. Besohet se ky atraksion turistik është krijuar prej shpërthimeve vullkanike ndër vite.

Vetëm në Norvegji janë të mundshme disa gjëra. Gati?

/tvklan.al