Çmenduri në aksin Levan-Vlorë, kapet shoferi që lëvizte me 195km/h


Çmenduri në aksin Levan-Vlorë, kapet shoferi që lëvizte me 195km/h

17:34 28/07/2021

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në rrugës, sërish shumë shoferë zgjedhin që të mos respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Policia në një njoftim për mediat njofton se ka pezulluar 39 patenta nga të cilat 27 për shpejtësi tej normave dhe 12 pasi shoferët janë kapur të dehur në timon.

Ndërkohë bëhet me dije se në aksin Vlorë-Levan është kapur një shofer që lëvizte me 195 km/h, duke rrezikuar jetën e tij dhe të qytetarëve të tjerë.

Por ky nuk është rasti i vetëm, pasi në këtë aks janë gjobitur dhe shumë shoferë të tjerë. Dhe më herët policia ka njoftuar se Levan-Vlorë mbetet një aks problematik, pasi shoferët e kthejnë rrugën në pistë garash.

Ndërkohë janë gjobitur në të gjithë vendin, 2150 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo shkelje./tvklan.al







Të ngjashme