Chelsea hap thesin para Interit, gati 100 milionë Euro për Lukakun

Premier League troket përsëri në derën e Interit. Romelu Lukaku është objekt i dëshirës së klubeve më të rëndësishme angleze që tani duan të bëjnë gjithçka për ta rikthyer atë.

Manchester City i Pep Guardiola u përpoq, por pa sukses, ndërsa së fundmi është Chelsea që gjithashtu ka hedhur grepat në drejtim të tij. Klubi londinez, duke parë vështirësinë e marrjes të Haaland, kërkon të marrë Lukakun, pak a shumë me të njëjtat karakteristika, por belgu kushton më pak dhe e njeh mirë Premier League.

Romelu është një bomber i vërtetë, por përveç që shënon, ai di të luajë për skuadrën dhe kjo është në filozofinë e trajnerit Tuchel. Një kthim tek ‘Blutë’ pas 7 vitesh do të ishte bukur edhe për tifozët.

Lukaku ka shanse të shkojë në Londër edhe për faktin se Timo Werner nuk jep garanci dhe kjo u pa edhe në ndeshjen e fundit gjysmëfinale të Champions League ndaj Real Madrid. Chelsea është gati të paguajë deri në 100 milionë euro.

Ofertë monstruoze që Interi sigurisht është i vendosur ta refuzojë. Lukaku është gjithmonë në qendër të projektit të Antonio Contes i cili e dëshironte atë dhe triumfi në Serie A thuajse u arrit.

Tani është koha për të shijuar frytet e një shumë pune. Gjithsesi, varet situata financiare e Interit, pasi në rast se borxhet nuk shlyen, është i detyruar ta shesë.

Klan News