Al  Nassr mbulon në para Ronaldon, 200 mln Euro në sezon për portugezin

E ardhmja e Cristiano Ronaldos vijon të mbetet mister. Largimi me tepër bujë nga Manchester United në mes të sezonit ka bërë që futbollisti portugez të mendoj për një tjetër skuadër për të vijuar karrierën. Madje, sipas asaj që raporton gazeta madrilene “Marca”, 37-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë faraonike.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Ronaldo është mbuluar me para nga klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr. Palët janë afër nënshkrimit për dy sezone e gjysmë me shumën e operacionit që pritet të arrijë deri në 200 milionë Euro në sezon. Shifra që do shkojnë totalisht në llogarinë e Ronaldos, ku përfshihen marrëveshja me pagat dhe reklamat.

Futbolli arab ka pësuar rritje vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga kalimi i shumë futbollistëve cilësor në këtë kampionat. Klubet saudite synojnë që me 5 herë fituesit e Topit të Artë në skuadër do të kishte impakt edhe mediatik dhe sigurisht rritje të vëmendjes ndaj kampionatit të tyre.

 Arabia Saudite mbetet destinacioni i vetëm i Ronaldos, me skuadrat Europiane që nuk duan të firmosin me portugezin për shkak të moshës së tij 37-vjeçare, teksa MLS nuk afrohet aspak me kushtet financiare që kërkon Ronaldo. Kjo do të thotë se zgjidhja e vetme e tij mbetet një kampionat i paeksploruar si ai arab.

Klan News