Çmimet Bafta Awards 2019 – TV KLAN

Çmimet Bafta Awards 2019

“The Favourite” kryeson listën me 12 nominime

Është “The Favourite”, me protagoniste kryesore Olivia Colman, filmi që kryeson listën e nominimeve të çmimeve BAFTA për 2019 me 12 të tillë, përfshirë filmi më i mirë.

Colman është nominuar për aktoren më të mirë, ndërsa dy protagonistet e tjera në film Rachel Weisz dhe Emma Stone janë në garë për aktoren më të mirë mbështetëse.

Rami Malek është një tjetër yll që pretendon të marrë një tjetër trofe pas Golden Glob për rolin e Freddie Mercuryt në filmin Bohemian Rhapsody.

Ka zhgënjyer disi Emily Blunt, pasi Mery Popins ka marrë vetëm tre nominime  për muzikën, dizajnin dhe kostumografinë.

Regjisori meksikan Alfonso Cuarón ka gjashtë nominime për filmin Roma.

Bradley Cooper nuk është shumë prapa, me pesë nominime për A Star is Born.

Ceremonia e çmimeve BAFTA mbahet më 10 Shkurt dhe është e fundit para ndarjes së trofeve OSCAR më 24 Shkurt.

Tv Klan

Kategori
KulturëTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*