Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Nga një vështrim i hedhur sot në tregun e fruta-perimeve, vihet re se, përsa i përket frutave dominojnë ato që vijnë nga jashtë, ndërsa prodhimet e tjera si sallata, spinaqi, qepa, janë prodhime tërësisht të vendit. Shumica e tregtarëve që shesin këtu i blejnë këto prodhime bujqësore, për t’i shitur në treg me 10 ose 15 lekë më shtrenjtë. Ndërkohë që prodhimet e vendit kanë një çmim më të lirë. Problematike për prodhimet që shiten në këtë stinë është edhe fakti, se shumë tregtarë nuk e kanë të qartë, nëse mallrat që shesin janë të vendit apo të importit./tvklan.al