Gjimnastja më e dekoruar në histori, Simone Biles u përzgjodh si “Sportistja femër e vitit” në ceremoninë e çmimeve “Laureus” të zhvilluar në Madrid.

Vlerësimi i katërt nga Akademia erdhi pas dy medaljeve të arta dhe një argjendi në Olimpiadën Paris 2024.

“Është një nder i veçantë. I kam ëndërruar këto momente kur isha fëmijë”, tha Simone Biles, sportistja e vitit “Laureus”.

Kampioni i kërcimit me shkop, Mondo Duplantis mori çmimin për meshkuj. Suedezi fitoi medalje ari në Paris, teksa ka thyer dhjetë herë rekordin që e mbante ai vetë.

“Disa sportistë të mëdhenj mendojnë se e meritoj çmimin dhe kjo është diçka fantastike”, tha ai.

Pas lamtumirës nga tenisi, Rafael Nadal u vlerësua si Ikonë e Sportit, talenti i Barcelonës, Lamine Yamal mori çmimin e “Zbulimit të Vitit”, ndërsa Reali i Madridit u shpall “Skuadra e Vitit”. Çmimet “Laureus” njihen ndryshe edhe si çmimet “Oscar të Sportit”.

Tv Klan