Vlerësimi i QKLL-së, autorët kërkojnë transparencë

Për të dytin vit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, do të ndajë çmimin Lumo Skëndo për veprën më të mirë të shkruar gjatë 2022 në eseistikë dhe publicistikë. Qëllimi i rikthimit të këtij çmimi është nxitja e botimeve të mira.

“Është një çmim i cili kërkon të nxisë skenën letrare shqiptare, të nxisë botimet e mira në zhanrin e publicistikës”.

Kur vjen puna tek çmimet letrare, jo pak herë ka ndodhur që kanë kaluar me debate, së pari për vërtetësinë e vlerësimeve. Përkthyesi Granit Zela, edhe pse është fituesi i një çmimi kombëtar letrar, nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes. Ai mendon se çmimet letrare që ndahen në Shqipëri nuk janë transparente.

“Edhe sikur të duket sikur është, lexuesi dhe personat e interesuar nuk janë të bindur. Nuk ka një llogaridhënie publike për këtë”.

Për të çmimet janë të vlefshme vetëm për të nxitur krijmtarinë tek shkrimtarët dhe përkthyesit e rinj.

“Nuk duhet të kemi një inflacion çmimesh dhe nëse libri nuk i ka vlerat e veta, lexuesi e braktis në mënyrë spektakolare atë libër”.

Janë rreth 5 çmime të rëndësishme që ndahen për Letërsinë Shqipe, në një vend ku shkruhet por numri i lexuesve është tkurr mjaft në vite, e ku ngrihet edhe pyetja, a mjaftojnë këto çmime për të çuar përpara këtë sektor.

Tv Klan